Gjashtë të vdekur pas shpërthimit në një uzinë kimike

Evropë

Gjashtë të vdekur pas shpërthimit në një uzinë kimike

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën pas shpërthimit, sot në mëngjes, që ndodhi në një uzinë kimike në Kralupy-nad-Vltavu, 30 kilometra në veri të Pragës, njoftuan shërbimet zjarrfikëse.

“Kemi marrë njoftimin për gjashtë të vdekur dhe shumë persona të tjerë të plagosur”, deklaroi zëdhënësja e shërbimit zjarrfikës, Vladimira Kerekova, e cituar nga agjencia çeke e lajmeve, CTK, transmeton AFP.

Spitali i Pragës ”Vinohrady” njoftoi zbatimin e një plani urgjence dhe përgatitjet për pritjen e një numri të madh pacientësh.

Shpërthimi ndodhi në një uzinë të kompanisë ”Synthos”, e specializuar për prodhimin e kauçukut sintetik dhe të polistirenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat