May kërkon dënim të përbashkët të Rusisë për helmimin e ish-spiunit

Evropë

May kërkon dënim të përbashkët të Rusisë për helmimin e ish-spiunit

Më: 22 mars 2018 Në ora: 11:10
Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May do të kërkojë nga liderët e BE-së, që t’i bashkohen Londrës, në dënimin e Rusisë, për helmimin e dyshuar të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij.

Kërkesa e May për një dënim të fuqishëm nga liderët e Bashkimit Evropian do të bëhet në një samit që do të mbahet sot në Bruksel.

“Ne nuk po kërkojmë konfrontim apo ndryshim të regjimit”, ka thënë një zyrtar i lartë i qeverisë britanike. Por, Britania dëshiron që liderët e BE-së të pranojnë se “Rusia është një armik strategjik dhe jo një partner strategjik”, kanë thënë ky zyrtar.

May ka akuzuar Rusinë se ka përdorur agjentin nervor, të njohur si Novichok ndaj Sergei dhe Yulia Skripal. Britania tashmë ka dëbuar 23 diplomatë rusë, në lidhje me këtë ngjarje.

Rusia vazhdimisht ka mohuar çdo përfshirje në këtë incident. Moska i është kundërpërgjigjur Londrës, duke urdhëruar dëbimin e 23 diplomatëve britanikë dhe ka mbyllur Këshillin Britanik në Rusi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat