Pa BE-në, Britania e ka të vështirë ta mbajë sigurinë e vendit

Evropë

Pa BE-në, Britania e ka të vështirë ta mbajë sigurinë e vendit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:24
Britani

Britania e Madhe rrezikon që të rrëshqet drejt një krize, në rast se nuk arrihet një marrëveshje për mirëmbajtjen e politikave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Bashkimin Evropian (BE).

Ky paralajmërim është bërë nga Komiteti për Punë të Brendshme i Britanisë, ku ndër tjerash u shpreh edhe shqetësimi i tyre lidhur me vështirësitë që mund të hasen gjatë arritjes së marrëveshjes.

Qeveria britanike ka bërë publike se edhe pas Brexitit dëshiron që t’i vazhdojë politikat e përbashkëta me BE-në në fushën e sigurisë, duke negociuar një traktat dypalësh. Kjo do të thotë se Britania mund të mbetet pjesë e Europol-it dhe skemave evropiane që lehtësojnë shkëmbimin e të dhënave për krimet.

Komiteti po ashtu ka kritikuar qeverinë e vendit për shkak të mungesës së planeve të qarta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat