Shpërthim në Itali, 3 të vdekur, 2 janë zjarrfikës

Evropë

Shpërthim në Itali, 3 të vdekur, 2 janë zjarrfikës

Më: 20 mars 2018 Në ora: 23:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona, dy prej të cilëve rezultojnë se janë zjarrfikës kanë humbur jetën në Katania të Italisë. Shpërthimi ndodhi në një ndërtesë në rrugën “Garibaldi”, ku kishte një rrjedhje gazi në një ofiçinë biçikletash.

Tre persona humbën jetën, dy zjarrfikës dhe një i moshuar i cili u gjet i karbonizuar brenda pallatit. 60-vjeçari punonte si riparues biçikletash. Gjithashtu, janë plagosur edhe dy zjarrfikës, që ndodhen në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat