Bellen dhe Kurz në vizitë historike në Kinë

Evropë

Bellen dhe Kurz në vizitë historike në Kinë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:39
Alexander Van der Bellen dhe Sebastian Kurz

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen dhe kancelari, Sebastian Kurz  i Partisë konservatore të Popullit (VP) kanë njoftuar se do të zhvillojnë një vizitë historike në Kinë, në muajin prill.

Presidenti, kancelari dhe katër ministra austriakë do të shoqërohen nga një delegacion prej 250 personash.

Krerët e shtetit dhe të qeverisë do të shoqërohen nga ministrja e Jashtme, Karin Kneissl e Partisë së djathtë të Lirisë (FP), ministrja e Mjedisit, Elisabeth Koestinger (VP), ministrja e Ekonomisë, Margarete Schramboeck (VP) dhe ministri i Infrastrukturës, Norbert Hofer (FP).

“Deri më tani, asnjë delegacion i rangut të lartë nuk është shoqëruar në një udhëtim zyrtar jashtë vendit”, deklaroi Van der Bellen.

Rreth 170 sipërmarrës, përfshirë presidentin e Dhomës Ekonomike Austriake (WKOe), Christoph Leitl, si dhe 30 shkencëtarë dhe artistë do të shoqërojnë presidentin gjatë këtij udhëtimi.

“Ne shpresojmë që të arrihen disa marrëveshje mes kompanive austriake dhe atyre të Kinës”, tha presidenti austriak , Alexander Van der Bellen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat