Ministri gjerman kërkon pezullimin e Schengenit

Evropë

Ministri gjerman kërkon pezullimin e Schengenit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 23:03
Horst Seehofer

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer kërkon rikthimin e kontrolleve të rrepta kufitare brenda hapësirës Schengen për një periudhë të pacaktuar. Në një intervistë për të përjavshmen ‘Welt am Sontag’, Seehofer thotë se hapësira e përbashkët europiane e lëvizjes së lirë nuk garanton sigurinë e vendeve anëtare të unionit.

Sipas tij, kufijtë e jashtëm europianë janë krejtësisht të pasiguritë dhe kjo u pa me fluksin e refugjatëve nga vendet islamike në periudhën 2015-2016, që e bënë Gjermaninë dhe Europën më pak të sigurt. Kontrollet kufitare – sipas tij – duhet të qëndrojnë në fuqi derisa Bashkimi Europian të vendosë për forcimin e kufijve të jashtëm. Seehofer kërkoi edhe përshpejtimin e procedurave të dëbimit për azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar leja e qëndrimit.

Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime mes partnerëve të koalicionit, kristiandemokratëve të kancelares Merkel dhe socialdemokratëve. Ata kritikuan kreun e socialkristianëve bavarezë për qëndrime të ngjashme me radikalët e djathtë të Alternativës për Gjermaninë, ndërsa thanë se politikat vetëizoluese nuk i shërbejnë rolit lider të Gjermanisë në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat