Maas: Sulmi me helm, ‘çështje ndërmjet Britanisë dhe Rusisë’

Evropë

Maas: Sulmi me helm, ‘çështje ndërmjet Britanisë dhe Rusisë’

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:06
Heiko Maas

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, deklaroi sot se Britania e Madhe duhet të qartësojë detajet lidhjet me sulmin me helm në Salisbury.

Ai tha se “të gjitha evidencat” thonë se Moska qëndron prapa sulmit me helm kundër ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij  Yulia, por beson se Britania e Madhe duhet të qartësojë detajet e evidencave që kanë të bëjnë me Kremlinin.

Maas tha se Gjermania mbështet Britaninë e Madhe, por kjo e fundit duhet të vazhdojë dialogun me Rusinë.

“Ne vlerësojmë se Rusia do të mbetet një partner i vështirë. Rusia nevojitet për zgjidhjen e problemeve kryesore ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të qëndrojnë në dialog, por ne po ashtu presim kontribut konstruktiv nga Rusia”, tha ai. 

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i është bashkuar Donald Trump, Emmanuel Macron dhe Theresa May në një qëndrim të përbashkët ku fajësohet Rusia për sulmin me helm.

Katër liderët janë pajtuar se 'nuk ka shpjegim alternativ bindës' se sa ajo që Rusia është përgjegjëse për sulmin.

Udhëheqësit e përshkruan helmimin si "përdorimin e parë të një agjenti nervor në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore" dhe paralajmëruan se veprimet e Rusisë 'kërcënojnë sigurinë e të gjithëve'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat