Qeveria e Norvegjisë përballet me votëbesim pas një postimi ministror në FB

Evropë

Qeveria e Norvegjisë përballet me votëbesim pas një postimi ministror në FB

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:39
Sylvi Listhaug

Qeveria e pakicës, e qendrës së djathtë, në Norvegji ndodhet në një situatë të paqartë përpara një votëbesimi të martën, të kërkuar nga opozita, pas një postimi të diskutueshëm në Facebook të ministres së Drejtësisë, Sylvi Listhaug.

Listhaug e Partisë populiste të Progresit, e krahut të djathtë, është kritikuar mbi një postim në Facebook më 9 mars, në të cilin ajo shkruan se Partia Laburiste e opozitës ishte më e interesuar në mbrojtjen e të drejtave të terroristëve sesa në sigurinë e Norvegjisë.

Postimi, i ilustruar përmes një fotoje të milicisë terroriste al-Shabaab, ka qenë pjesë e kritikave.

Referenca ndaj Partisë Laburiste është konsideruar e diskutueshme në kuadër të sulmit të vitit 2011 në një kamp të rinjsh të Partisë Laburiste, duke shkaktuar vdekjen e 69 personave.

Sulmuesi ishte Anders Behring Breivik, një ekstremist norvegjez i krahut të djathtë. Listhaug i kërkoi falje të enjten parlamentit dhe e hoqi postimin nga Facebook-u, por kritikët janë shprehur skeptikë lidhur me sinqeritetin e Listhaug.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat