Turqia zotohet se do të zgjerojë ofensivën në Siri dhe Irak

Evropë

Turqia zotohet se do të zgjerojë ofensivën në Siri dhe Irak

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:34
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është zotuar se do të zgjerojë operacionet ushtarake në veri të Sirisë, por edhe në Irak, pasi forcat e tij larguan luftëtarët kurdë sirianë nga qyteti sirian, Afrin.

Erdogan ka thënë se fushata dy mujore në Afrin ishte “faza më e rëndësishme” e operacionit ushtarak, që nisi më 20 janar, e që ka për qëllim largimin e forcave kurde siriane kanë zonat përgjatë kufirit. Turqia i sheh si terroristë luftëtarët kutdë në Siri, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Erdogan ka thënë se forcat turke, që mbështesin grupe rebele siriane, do të vazhdojnë ofensivën drejt qytetit Manbixh dhe në zonat në lindje të Lumit Eufrat. Këto zona kontrollohen nga kurdët sirianë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të vazhdojmë këtë proces derisa ta shkatërrojmë krejtësisht këtë korridor”, ka thënë presidenti turk.

Turqia ka nisur operacione ushtarake në Siri në vitin 2016. Erdogan vazhdimisht ka thënë se nuk do të lejojë “korridore të terroristëve” përgjatë kufirit të Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat