Berlini: Sulmi kibernetik kundër qeverisë krejtësisht i izoluar

Evropë

Berlini: Sulmi kibernetik kundër qeverisë krejtësisht i izoluar

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:05
Gjermani

Sulmi kibernetik kundër rrjetit kompjuterik të qeverisë gjermane, që ndodhi rreth tre javë më parë, është izoluar krejtësisht, deklaroi sot një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Punëve të Brendshme.

“Sulmuesit janë izoluar dhe hakimi vazhdoi nën mbikëqyrjen e autoriteteve, për aq kohë sa e lejuan shërbimet gjermane të sigurisë”, theksoi ajo.

Dyshohet se mbrapa këtij sulmi janë hakera të lidhur me shërbimet sekrete ruse.

Kur ky sulm u zbulua, ministri i Brendshëm i asaj kohe, Thomas de Maiziere, e quajti atë një incident serioz, por theksoi gjithashtu se u vu lehtësisht nën kontroll./ATSH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat