Shtohen tensionet, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska - Bota Sot
Shtohen tensionet, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

Evropë

E mërkurë, 25 prill 2018

Shtohen tensionet, Rusia dëbon 23 diplomatë britanikë nga Moska

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:26
Vladimir Putin dhe Theresa May

Tensionet mes Londrës dhe Moskës vazhdojnë të përshkallëzohen. Ditën e sotme Rusia ka marrë vendimin të dëbojë 23 diplomatë britanikë nga Moska.

Ky veprim vjen si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Britanisë për të dëbuar 23 diplomatët rusë. Ministria e Jashtme ruse tha se 23 punonjës të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Moskë do të “deklarohen persona non-grata” dhe brenda javës do të dëbohen.

Edhe një ditë më parë pati akuza dhe kundërakuza të forta mes palëve. Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson deklaroi se, me shumë gjasë urdhrin e helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia Skripal, me agjentin nervor “Novichok” e ka dhënë vet Vladimir Putini.

Ndërkohë, Kremlini i ka cilësuar shokuese dhe të pafalshme akuzat e drejtpërdrejta të Britanisë së Madhe.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test