FMN-ja paralajmëron Rumaninë për rritjen e lartë ekonomike

Evropë

FMN-ja paralajmëron Rumaninë për rritjen e lartë ekonomike

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:51
ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i bëri sot thirrje Rumanisë për të treguar kujdes që të shmangë një fryrje të ekonomisë.

Ky shtet ka regjistruar në vitin 2017 një rritje ekonomike me 7%, më e larta në Bashkimin Europian.

”Ashtu si në një maratone, është e rëndësishme për të ruajtur një ritëm të qëndrueshëm, por nëse ecim shumë shpejt gara mund të përfundojë me pasoja negative”, deklaroi Jaewoo Lee, kreu i misionit të FMN-së për Rumaninë, gjatë një konference shtypi.

Sipas tij, ekonomia shënoi rritje në vitin 2017 në sajë të konsumit për familje, në sfondin e rritjes së pagave dhe uljes së taksave, raporton ATSH.

Zemërgjerësia e qeverisë social-demokrate çoi në rritje të inflacionit në 4,7% në muajin shkurt gjatë një vit, ose norma më e lartë prej më shumë se katër vitesh dhe një rritje të konsiderueshme të deficitit tregtar.

“Në mungesë të masave shtrënguese buxhetore, rritja ekonomike do të bëhet gjithnjë e më e brishtë dhe besimi i investitorëve në ekonominë rumune rrezikon të bjerë”, paralajmëroi Lee.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat