Merkel: Evropa të veprojë në mënyrë të bashkuar

Evropë

Merkel: Evropa të veprojë në mënyrë të bashkuar

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:06
Angela Merkel dhe Emmanuel Macron

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po qëndron sot në Paris për të biseduar me presidentin Emmanuel Macron, për reformat mbi të cilat ata kërkojnë të arrijnë një marrëveshje deri në qershor për të rinisur një Evropë të trazuar.

“Sot hapet një etapë e rëndësishme, ku do të kemi të bëjmë shumë me vendimet afatshkurtër dhe të përcaktojmë prespektivat afat mesëm dhe afat gjatë për Evropën tonë, shumë më të rëndësishme se sa një muaj më parë”, deklaroi presidenti francez.

“Kam vullnetin që t’ia arrijmë dhe besoj se ne mundemi. Është më shumë se kurrë e nevojshme që Evropa të veprojë në mënyrë të bashkuar në një situatë gjeopolitike, në të cilën multilateralizmi është në presion”, shtoi Merkel.

Presidenti francez priti disa muaj deri sa situata politike në gjermani të stabilizohej për të filluar aktivitetet franko-gjermane, që është përdorur gjithnjë për të përparuar në dosjet evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat