Pellegrini ngarkohet për krijimin e qeverisë së re

Evropë

Pellegrini ngarkohet për krijimin e qeverisë së re

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:28
Peter Pellegrini

Presidenti sllovak, Andrej Kiska njoftoi sot se do t’i besojë krijimin e një qeverie zëvendëskryeministrit, Peter Pellegrini, i afërt me shefin e dorëhequr të qeverisë, Robert Fico.

“I besoj Pellegrinit krijimin e një qeverie të re sapo të marr dorëheqjen e qeverisë aktuale të Ficos”, tha Kiska para gazetarëve në përfundim të një takimi me zëvendëskryeministrin.

Fico dha dje dorëheqjen për shkak të vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, në origjinë të një krize të thellë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat