Vajza e ish-agjentit rus, e lidhur me djalin e zyrtarit të lartë të sigurisë. Detajet sekrete nga helmimi në Britani

Evropë

Vajza e ish-agjentit rus, e lidhur me djalin e zyrtarit të lartë të sigurisë. Detajet sekrete nga helmimi në Britani

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja tronditëse janë zbardhur në lidhje me sulmin ndaj ish-agjentit rusë në Britani, dhe vazjës së tij.

Mediat britanike kanë shkruar sot se objektivi i sulmit nuk është ish-agjenti por vajza e tij, duke cituar një mbesë të tij.]

Viktoria Skripal ka pohuar se Julia, 33 vjeçare, ka folur dhe me nënën e saj se ajo do të ndërtonte një familje të re me të dashurin e saj, djalin e një zyrtari të lartë të sigurisë Ruse.

Vajza e Skripal, kërkonte që të martohej me një njeri i cili njihej si një tradhtari në shumë njerëz në Moskë, dhe kjo mendohet se ka qenë gjithçka që solli këtë sulm.

Daily Mail shkruan se komploti i 4 marsit, mund të ketë qenë për të ndaluar këtë lidhje.

Mbesa e Sergeit për një televizion në Rusi  deklaroi se: Mendimi im është se nuk është bërë kundër xhaxhait Sergei, por kundër vajzës së tij. Nëna nuk e pranoi Julinë dhe mendoi se, nëse ajo ishte vajza e një tradhtari, atëherë ajo vetë do ta tradhtonte vendin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat