Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë

Evropë

Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 09:48
Miro Cerar

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, dha dorëheqje, pasi Gjykata e Lartë hodhi poshtë referendumin e vitit të kaluar për një projekt të rëndësishëm hekurudhor dhe urdhëroi votim të ri.

Cerar tha se dorëheqjen ia ka dërguar Parlamentit.

Të mërkurën, Gjykata e Lartë e Sllovenisë ka konstatuar se mbështetja e qeverisë për projektin, gjatë fushatës për referendum, ka qenë e njëanshme dhe mund të ketë ndikuar në rezultatin e votimit.

Referendumi i mbajtur shtatorin e kaluar ka mbështetur planin e qeverisë për të ndërtuar 27 kilometra shtesë të hekurudhës nga porti i Koperit deri te një qendër pranë kufirit me Italinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat