Politikani rus e krahason Theresa May me Hitlerin

Evropë

Politikani rus e krahason Theresa May me Hitlerin

Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:49
Theresa May

Një politikan rus ka krahasuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May me diktatorin nazist Adolf Hitler.

Vitaly Milonov ka lëshuar një seri të akuzave të mëdha kundër Britanisë duke e akuzuar atë edhe për tentim-vrasje ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal. Ai i ka quajtur “lajme të rrejshme” ato për përfshirjen e Rusisë në sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus.

Milonov ka akuzuar May se qëndron prapa sulmit ndaj tij dhe se ka bindur britanikët që të pranojnë më shumë politika pro-amerikane, kundër interesit të popullit.

“Theresa May dhe kolegët e saj kanë krijuar lajme të rrejshme sepse kanë nevojë për një shpjegim për njerëzit dhe bizneset e Britanisë, për t’i arsyetuar veprimet e Britanisë pro Amerikës dhe kundër Rusisë”, ka thënë ai, raporton Mirror.uk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat