BE-ja rekomandon një kod etik kundër keqinformimit online

Evropë

BE-ja rekomandon një kod etik kundër keqinformimit online

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:47
Ilustrim

Një grup ekspertësh të mandatuar nga BE-ja, rekomandon që platformat dixhitale dhe rrjetet sociale të respektojnë një ”kod etik” për të luftuar keqinformimin online, thuhet në raportin e publikuar sot.

Në mesin e 10 parimeve bazë të rekomanduara, radhiten transparenca, diversiteti dhe besueshmëria e informacioneve, sipas komisioneres evropiane për Çështjet Dixhitale, Mariya Gabriel, e ngarkuar për këtë çështje.

Në një intervistë dhënë të premten për median, Gabriel tha se ishte i nevojshëm dyfishimi i përpjekjeve kundër keqinformimit online, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, kur nga ndajnë vetëm 15 muaj nga zgjedhjet evropiane.

Komisionerja bullgare ngriti këtë grup pune në muajin janar, i përbërë nga 40 përfaqësues të mediave të rëndësishme europiane (RTL, Mediaset, Sky News), shoqërisë civile (RSF), gjigantëve të teknologjisë (Facebook, Twitter dhe Google) si dhe pedagogë dhe gazetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat