Vrasja e gazetarit sllovak, jep dorëheqje ministri Brendshëm

Evropë

Vrasja e gazetarit sllovak, jep dorëheqje ministri Brendshëm

Më: 12 mars 2018 Në ora: 19:37
Robert Kalinak

Pas dorëheqjeve të më hershme të kabinetit qeveritar dhe zyrtarëve të lartë sllovak, pas vrasjes së gazetarit hulumtues sllovak, sot ka dhënë dorëheqje edhe ministri i Brendshëm, Robert Kalinak.

"Është e rëndësishme që stabiliteti i qeverisë të ruhet, prandaj vendosa të jap dorëheqjen nga pozicionet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit", tha Kalinak.

Gazetari hulumtues Jan Kuciak dhe e dashura e tij, janë varë tre javë më parë në shtëpinë  e tij.

Deri më tani janë mbajtur dhjetëra protesta nga qytetarët e Sllovakisë, ku është kërkuar zbardhja e vrasjes, kurse qeveria ka ofruar një milion euro për informacionin që qon në kapjen e vrasësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat