Putin synon mandat të ri presidencial

Evropë

Putin synon mandat të ri presidencial

Më: 12 mars 2018 Në ora: 18:52
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për zgjedhjet e kësaj jave, të cilat pritet t’i fitojë i qetë, duke zgjatur kështu me një dekadë të tretë qëndrimin e tij në pushtet.

65-vjeçari ka qenë gjithnjë në pushtet që nga viti 2000, herë si president dhe herë si kryeministër, duke ia kaluar kështu edhe veteranit të Bashkimit Sovjetik Leonid Brezhnev. I vetmi udhëheqës që ka qëndruar më gjatë në pushtet mbetet diktatori Jozef Stalin.

Nëse fiton mandatin e katërt presidencial, zoti Putin do të qeverisë deri në vitin 2024, kur do të mbushë moshën 72-vjeçare.

Aleatët e lavdërojnë si figura e babait të kombit, i cili ka rikthyer krenarinë kombëtare dhe ka zgjeruar influencën e Moskës me ndërhyrjet në Siri dhe Ukrainë.

Kritikët e akuzojnë për një sistem të korruptuar autoritar dhe se ankesoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014, një veprim që izoloi Rusinë në skenën ndërkombëtare.

Udhëheqësi opozitar Alexei Navalny, i cili u përjashtua nga pjesëmarrja në garën elektorale nëpërmjet një dënimi penal që e konsideron të sajuar, është shprehur se vazhdimësia në pushtet e zotit Putin nuk është e mirëpritur.

Por, duket se asnjë kandidat tjetër nuk mundet ta sfidojë pushtetin e tij, madje as vetë zoti Navalny.

Sfida e vërtetë e zotit Putin është mobilizimi i elektoratit, që po tregon shenja apatie, për të siguruar një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, gjë që shikohet si një konfirmim i legjitimitetit në sistemin e mirëkontrolluar politik të Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat