Mbi 5 mijë migrantë ndalohen nga autoritetet

Evropë

Mbi 5 mijë migrantë ndalohen nga autoritetet

Më: 12 mars 2018 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Autoritetet turke kanë ndaluar javën e kaluar 5 371 migrantë dhe refugjatë, të cilët u përpoqën të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë apo hynin ilegalisht në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, midis tyre, 389 migrantë dhe refugjatë janë ndaluar në det, duke theksuar se gjatë së njëjtës periudhë ishin arrestuar 136 persona të dyshuar për trafikim të qënieve njerëzore.

Që pas marrëveshjes me Brukselin, dy vjet më parë, numri i migrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë nga Turqia çdo ditë në vendet e BE-së, veçanërisht Greqia, ka rënë në një mesatare prej disa dhjetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat