BE-ja mbështet mundësinë e veprimit juridik të përbashkët pas skandalit me veturat dizel

Evropë

BE-ja mbështet mundësinë e veprimit juridik të përbashkët pas skandalit me veturat dizel

Më: 11 mars 2018 Në ora: 23:22
Ilustrim

Komisionerja Europiane e ngarkuar me Politikat e Konkurencës ka mbështetur idenë e mundësisë së një padie të përbashkët në të gjithë Europën në kuadër të skandalit të ndotjes nga nafta.

“Skandali mbi ndotjen, që përfshiu gjigantin gjerman të automjeteve ‘Volkswagen’ dhe prodhues të tjerë pasi doli në shtator 2015, tregoi se sa e rëndësishme është që të forcohen të drejtat e konsumatorit në vendet europiane”, deklaroi Margrethe Vestager për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Shpresoj që kjo situatë të shërbejë si një zile zgjimi për shtetet anëtare që ende nuk e kanë kuptuar këtë çështje”, sipas citimeve të saj të bëra nga “Bild”, përcjell Atsh.

Qytetarët amerikanë, automjetet e të cilëve ishin të prekura nga ky mashtrim mbi ndotjen kanë bërë një padi të përbashkët kundër kompanive të automjeteve, por kjo nuk është e mundur në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat