Protesta në Kataloni, kërkohet formimi i qeverisë

Evropë

Protesta në Kataloni, kërkohet formimi i qeverisë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:41
Protesta në Kataloni

Mijëra katalonas u mblodhën sot në Barcelonë, duke i kërkuar parlamentit rajonal të formojë një qeveri që do të vazhdojë aspiratat për shkëputjen e Katalonisë.

Marsi u organizua nga grupi kryesor pro pavarësisë, Asambleja Kombëtare Katalonase nën sloganin "Republika Tani!".

"Sot kemi dalë në rrugë si qytetarë për të kërkuar që republika për të cilën u votua në tetor, vazhdon të përparojë," tha organizatori Agusti Alkobero.

Pas zgjedhjeve të dhjetorit në Madrid, partitë separatiste mbajtën shumicën në parlamentin katalonas, por nuk arritën të formonin qeverinë.

Më parë, kryetari i parlamentit Roger Torent ka shtyrë seancën e mëtejshme të njoftuar për të hënën, në të cilën Jordi Sanchez duhej të zgjidhej president i qeverisë rajonale.

Anketat tregojnë se katalonasit janë të ndarë mbi pavarësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat