Vetëm 1 nga 10 azilkërkues në Britani kthehen në vendin nga kanë ardhur

Evropë

Vetëm 1 nga 10 azilkërkues në Britani kthehen në vendin nga kanë ardhur

Më: 9 mars 2018 Në ora: 14:15
Ilustrim

Britania po përfiton “shumë pak” një marrëveshje e Bashkimit Europian, e njohur ndryshe si “Rregullacioni i Dublinit”, për të kthyer azilkërkuesit në vendin nga kanë ardhur.

Sipas një raporti të “Migrationwatch”, rregullacioni është “virtualisht i padobishëm”, mes shqetësimeve se anëtarë të tjerë të bllokut po e shfrytëzojnë Britaninë.

Analiza tregon se Britania i ka kërkuar partnerëve europianë në vitin 2016 të kthejnë 4,237 azilkërkues në vendet nga vijnë, por vetëm 355 u transferuan, më pak se një në dhjetë persona.

Shifrat gjithashtu zbulojnë se për të dy vitet, 2016 dhe 2017, vetëm 676 azilkërkues u kthyen, më pak se një në ditë pavarësisht se mijëra njerëz vinin ndëpërmjet qytetit të Kalais, në të njëjtën kohë kur Britania pranoi 1,019 azilkërkues sipas Rregullacionit të Dublinit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat