Putin, Rohan dhe Erdogan takohen në prill

Evropë

Putin, Rohan dhe Erdogan takohen në prill

Më: 7 mars 2018 Në ora: 11:27
Nisur nga e majta, presidenti iranian, Hassan Rohani, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, foto nga arkivi

Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, presidenti iranian, Hassani Rohani dhe homologu i tyre turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohen për bisedime në muajin prill.

Përmes një deklarate, Kremlini nuk ka speficikuar datën e saktë të takimit apo vendit se ku do të takohen liderët.

Rusia, Turqia dhe Irani bashkëpunojnë ngushtë në Siri dhe lufta në këtë shtet pritet të dominojë agjendën.

Ministria e Jashtme turke po ashtu ka thënë më 6 mars se tre liderët do të takohen në prill, mirëpo zëdhënësi i ministrisë, Hami Aksoy, nuk ka treguar se kur do të mbahet samiti.

Zyrtarët turkë dhe ata amerikanë pritet të takohen në Uashington më 8 dhe 9 mars.

Aksoy ka thënë se Turqia do t’iu tregojë zyrtarëve amerikanë se Ankaraja pret që Uashingtoni të marrë hapa konkret për rikthimin e armëve që Shtetet e Bashkuara u kanë ofruar Njësiteve për Mbrojten e Popullit (YPG) në Siri.

Aksoy po ashtu ka thënë se ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do ta vizitojë Moskën më 12-14 mars dhe më pas do të vizitojë Uashingtonin më 19 mars.

Ai ka thënë se Cavusoglu planifikon të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson gjatë vizitës së tij në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat