Qeveria franceze paraqet një plan të ri kundër radikalizimit xhihadist

Evropë

Qeveria franceze paraqet një plan të ri kundër radikalizimit xhihadist

Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Edouard Philippe

Qeveria franceze prezanton sot një plan të ri në luftën kundër radikalizimit xhihadist, tre vite pas sulmeve të janarit 2015, për të shmangur përhapjen e fenomenit.

Ky plan kombëtar për parandalimin e radikalizimit, një premtim i bërë në muajin tetor nga presidenti Emmanuel Macron, do të përfshijë rreth 60 masa, sipas shërbimeve të kryeministrit.

Ky program do të prezantohet në mesditë në Lilë (veri) nga ana e kryeministrit Edouard Philippe, pas një takimi organizuar me anëtarë të qeverisë.

Një pikë e planit më e rëndësishmja përfshin burgjet.

Në janar, aktet e dhunës ushtruar ndaj një gardiani burgu nga një i burgosur i radikalizuar në veri të Francës, shkaktuan një lëvizje kombëtare protestash të gardianëve të burgjeve.

Nga rreth 70 000 të burgosur në Francë, 512 persona vuajnë aktualisht dënimin me burg me akuzën për akte të terrorizmit.

Përveç kësaj, 1 139 të burgosur të dënuar për akuza të ndryshme janë identifikuar si të radikalizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat