Vjena padit projektin bërthamor ruso-hungarez

Evropë

Vjena padit projektin bërthamor ruso-hungarez

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 20:35
Ilustrim

Austria njoftoi sot se ka depozituar një padi kundër miratimit të dhënë nga Brukseli për ndërtimin nga Hungaria të dy reaktorëve të rinj bërthamorë, të financuar në pjesën më të madhe nga Rusia.

“Padia u dorëzua sot pranë Gjykatës së Bashkimit Evropian”, theksoi Ministria austriake e Mjedisit.

Ministria ka njoftuar se do t’i shkojë deri në fund kësaj procedure të filluar nga qeveria a mëparshme, ndërsa kundërvënia ndaj energjisë bërthamore gjen një mbështetje të gjerë Austri.

Kjo padi godet ndërtimin e dy reaktorëve të rinj prej 1 200 megavatësh secili në centralin “Paks”, pranë Budapestit, një projekt me vlerë 12,5 miliardë eurosh i miratuar në janar 2014 nga Hungaria dhe Rusia.

Moska do të financojë projektin në vlerën 10 miliardë euro nëpërmjet një huaje për Hungarinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat