Suedia paralajmëron kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet legjislative

Evropë

Suedia paralajmëron kundër ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet legjislative

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 17:04
Ilustrim

Shërbimet sekrete suedeze njoftuan sot se fuqi të huaja mund të përpiqen të infiltrohen në legjislativet e shtatorit, pas dyshimeve për ndërhyrje të Rusisë në fushatën presidenciale të Donald Trump-it në vitin 2016.

Në raportin e tij, shërbimet sekrete suedeze (SAPO) ngrenë alarmin për përpjekie nga fuqi të huaja që të influencojnë zgjedhjet në vendet e tjera.

Ky raport thekson gjithashtu se sistemi elektoral i Suedisë është i qëndrueshëm dhe i decentralizuar dhe i vështirë që të influencohet.

Në një dokument të publikuar më 10 janar, komisioni i Punëve të Jashtme i Senatit amerikan kishte akuzuar Rusinë për propagandë që synon të ndërhyjë në votimet e vendeve të tjera, përfshirë edhe votimin për Brexit në Britaninë e Madhe, për të vënë në vështirësi sanksionet perëndimore të ndërmarra kundër Moskës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat