Gjendje e shtetrrethimit në Podgoricë

Evropë

Gjendje e shtetrrethimit në Podgoricë

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:15
Ilustrim

Njësitet speciale po e ruajnë ambasadën amerikane. Xhirimet e para të përfaqësisë diplomatike pas sulmit. Sulmuesi i panjohur e gjuajti mbrëmë një bombë në ambasadën e SHBA në Mal të Zi, dhe menjëherë pas kësaj e hodhi vete në ajër me bombë para përfaqësisë diplomatike, shkruan Insajderi.

Sipas njoftimeve të para , fjala është për një mashkull identiteti i të cilit po vërtetohet, ndërsa mbetjet mortore të tij janë dërguar në patologji.

Policia e ka bllokuar Bulevardin e Revolucionit rreth ndërtesës së Agjencisë për Siguri Kombëtare deri te ambasada e SHBA.

Ndërtesa nuk është e dëmtuar, dhe sipas xhirimeve të para të publikuara nga vendi i ngjarjes shihen një numër i madh i veturave të policisë të cilat gjenden rreth ambasadës së SHBA në Podgoricë.

Lidhur me këtë çështje ambasada amerikane në Malin e Zi u ka bërë thirrje të gjithë shtetasit amerikanë të qëndrojnë larg objektit të ambasadës përkohësisht, për shkak të sulmit me ‘granat dore’ në orët e hershme të mëngjesit në ambasadë, shkruan Insajderi.

“Ambasada e SHBA-së në Podgoricë i paralajmëron shtetasit amerikanë për një situatë aktive të sigurisë në ambasadën në Podgoricë. Shmangeni ambasadën deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e publikuar në ueb-faqen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat