Selmayr merr postin e sekretarit të përgjithshëm të KE-së

Evropë

Selmayr merr postin e sekretarit të përgjithshëm të KE-së

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 13:19
Martin Selmayr

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker emëroi sot drejtorin e kabinetit të tij, gjermanin Martin Selmayr, në postin e sekretarit të përgjithshëm të Komisionit, funksioni më i lartë në administratën e institucionit, bënë të ditur burime të brendshme.

Emërimi i Selmayr, 47 vjeç, u mbështet gjatë një takimi të komisionerëve të drejtuar nga Juncker dhe kushtuar një sërë emërimesh të brendshme.

Martin Selmayr pasoi holandezin, Alexander Italianer, emëruar në këtë post në shtator 2015.

”Spanjollja, Clara Martinez pasoi Martin Selmayr në drejtimin e kabinetit të presidentit”, theksoi i njëjti burim.

I ashtuquajtur “përbindëshi” nga Jean-Claude Juncker, Martin Selmayr është përshkruar si një mjeshtër i punës në këtë institucion.

Ai është gjermani i parë që merr funksionin e sekretarit të përgjithshëm, një post që i jep atij autoritet për funksionimin e administratës së institucionit. Funksioni nuk është në mënyrë të domosdoshme i limituar në kohë.

Irlandezja, Catherine Day ka qëndruar gjithashtu në funksion për 10 vite.

Me profesion jurist, Martin Selmayr ka hyrë në Komisionin Evropian në vitin 2004 në postin e zëdhënësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat