BE hakmerret: Produktet nga SHBA në "listë të zezë"

Evropë

BE hakmerret: Produktet nga SHBA në "listë të zezë"

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian po përgatit “listën e zezë” e produkteve amerikane, nëse Uashingtoni zyrtar kufizon importin e aluminit dhe çelikut, shkruajnë mediat gjermane.

Ministria amerikane e Tregtisë javën e kaluar i bëri thirrje presidentit Donald Trump që të vendosë doganën ose kuotën ndaj metaleve nga jashtë, duke përmendur si arsye për brengosje për sigurinë nacionale, transmeton AP.

Komisioni Evropian, sipas mediave gjermane, planifikon  hakmarrje duke vendosur detyrime doganore për disa produkte nga SHBA, ndër të cilat, ndër të tjera, është "Harley Davidson".

Zëdhënësi i komisionit, Margaritis Shinas refuzoi të komentonte këto deklarata, por tha se BE do të ndërmarrë "masa të përshtatshme për të mbrojtur industrinë e saj".

"Brukseli zyrtar është i gatshëm të reagojë shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme në rast se eksporti ynë goditet nga kufizimet tregtare nga SHBA," tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat