Autoritetet të shqetësuara për epideminë e fruthit

Evropë

Autoritetet të shqetësuara për epideminë e fruthit

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:22
Presidenti i Qendrës Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KEELPNO), Theofilos Rosenberg

Presidenti i Qendrës Greke për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KEELPNO), Theofilos Rosenberg u shpreh i shqetësuar për epideminë e fruthit që ka përfshirë vendin e tij.

“Kjo epidemi nuk duket se po ndalon për shkak të pamundësisë për vaksinimin e të gjithë popullsisë”, theksoi Rosenberg.

Ai theksoi rëndësinë e vaksinimit të personave që punojnë në ambiente të mbyllura dhe shprehu optimizmin se ”vaksinimi në të gjithë vendin do ta vinte epideminë nën kontroll”.

Rosenberg shpjegoi se njerëzit besojnë se fruthi është një sëmundje e fëminisë, ndërkohë që sipas tij ”të rriturit janë më pak të prirur të preken nga fruthi, por sëmundja është më serioze sesa te fëmijët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat