Turqia: Situatën në Manbixh mund ta zgjidhim përmes dialogut me SHBA-në

Evropë

Turqia: Situatën në Manbixh mund ta zgjidhim përmes dialogut me SHBA-në

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 19:32
Zëvendës-kryeministri turk, Bekir Bozdag, foto nga arkivi

Turqia shpreson se nuk do të jetë i nevojshëm ndonjë operacion ushtarak në Manbixh të Sirisë, transmeton Rueters.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi kryesor për qeverinë turke, Bekir Bozdag, sipas të cilit diferencat që ekzistojnë mes dy palëve mund t’i zgjidhin përmes dialogut me Shtetet e Bashkuara.

Ai ka njoftuar se operacioni në Afrin do të vazhdojë ashtu sikurse është planifikuar.

Sipas tij qeveria siriane do të vuloste ndarjen e shtetit, nëse do të intervenonte në këtë rajon.

Turqia ka nisur muajin e kaluar një operacion në rajonin Afrin të Sirisë, ndërsa ka kërcënuar se mund të depërtojë deri në Manbixh, aty ku janë stacionuar trupave e kurdëve të Sirisë.

Një hap i tillë do të mund të dërgonte në përballjen e forcave turke me trupat amerikane, të cilët gjenden në këtë pjesë.

Bozdag, i cili është edhe zëvendës-kryeministër i Turqisë, i ka bërë këto komente, në një konferencë për media, pas mbajtjes së një takimi qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat