Poroshenko akuzon Rusinë se po kryen “luftë hibride botërore”

Evropë

Poroshenko akuzon Rusinë se po kryen “luftë hibride botërore”

Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 15:37
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka akuzuar Moskën për “luftë hibride në botë”, derisa i ka bërë thirrje Perëndimit të rrisë presionin mbi Kremlinin për ndikimin e saj në Ukrainë.

Poroshenko, i ka bërë këto akuza në fjalimin e tij të mbajtur në konferencën për siguri që po mbahet në Mynih.

Poroshenko ka akuzuar Moskën, që sipas tij po kërkon të shkatërrojë demokracinë e Ukrainës dhe atë Perëndimore.

“Sot nuk mund të bëjmë asgjë përveç se, të vetëdijësohemi se lufta hibride e Rusisë është duke u kthyer gradualisht në një luftë hibride botërore”, ka thënë ai gjatë konferencës.

 

Në këtë konferencë, Rusia përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm, Sergei Lavov.

Në këtë konferecnë ishte planifikuar të mbahej një takim në Formatin e Normandisë në mes të Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës, mirëpo është anuluar, pa u njoftuar nëse do të caktohet ndonjë datë tjetër për zhvillimin e një takimi të tillë. /Rel/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat