Mattis: Turqia të përqendrohet në luftën kundër ISIS

Evropë

Mattis: Turqia të përqendrohet në luftën kundër ISIS

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:46
Jim Mattis dhe Nurettin Canikli

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis i kërkoi Turqisë të përqendrohet në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik, ndërkohë që tensionet me këtë aleat të NATO-s janë në nivelin më të lartë që prej operacionit ushtarak turk në veri të Sirisë kundër forcave kurde aleate të Uashingtonit.

“Ne po mbajmë një dialog të hapur dhe të ndershëm dhe mendoj se jemi pranë arritjes së marrëveshjeve”, deklaroi Mattis në një konferencë shtypi në përfundim të një takimi dyditor me homologët e NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel.

“Mattis takoi homologun turk, Nurettin Canikli dhe i kërkoi një përqendrim në fushatën për të mundur Shtetin Islamik dhe për të penguar çdo mbetje të organizatës terroriste të rivendoset në Siri”, theksoi sot Pentagoni në një komunikatë.

“Mattis pranoi legjitimitetin e kërcënimeve që organizatat terroriste përbëjnë për sigurinë kombëtare turke”, thekson komunikata

“Ata ranë dakord për të vazhduar bashkëpunimin e tyre ushtarak”, shtoi Pentagoni.

Ky takim u zhvillua një ditë para vizitës në Ankara të kreut të diplomacisë evropiane, Rex Tillerson, i cili do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, para se të takojë homologun, Mevlut Cavusoglu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat