Bllokohet faqja në Internet e Navalnyt

Evropë

Bllokohet faqja në Internet e Navalnyt

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 14:31
Aleksei Navalny

Kompanitë për Internet në Rusi kanë filluar ta bllokojnë qasjen në faqen e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, pas një urdhëri nga rregullatori i komunkimeve të Rusisë, raportojnë agjencië e lajmeve dhe thuhet në postimet në mediat sociale nga Navalny dhe të tjerët.

Ky zhvillim ndodhi pasi rregullatori, Roskomnadzor, i tha Navalnyt, së bashku me YouTube dhe Instagramit, se ata duhet t’i fshijnë ose bllokojnë qasjet në një video dhe fotografi në një raport online për takimin e dyshuar ndërmjet miliarderit, Oleg Deripashka, dhe zëvendëskryeministrit, Sergei Prikhodko, që për një kohë të gjatë ishte këshilltar i presidentit, Vladimir Putin.

Navalny nuk i është bindur kërkesës, që u bë pas urdhërit gjyqësor se publikimi i videos dhe i fotografive paraqet shkelje të së drejtës së Deripashkës për privatësi. Deripashka kishte kërkuar në gjykatë që kjo të bëhet, pasi Navalny e kishte postuar raportin në faqen e tij në Internet më 8 shkurt.

Raporti i Navalnyt, që thotë se ka dëshmi për korrupsion në qaret e afërta me Putinin, mbështetet në fotografitë dhe videot e publikuara më herët në mediat sociale të një femre bjelloruse, e cila paraqitet me emrin, Nastya Rybka, dhe tha se ajo kishte lidhje me Deripashkën.

Afati 14 shkurt, Navalny tha se Roskomnadzor, e kaloi pa incident, por raportet se në këtë faqe nuk kishte qasje për shumë në Rusi, filluan të paraqiten më 15 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat