Ponomaryov: Putin personalisht ka urdhëruar aneksimin e Krimesë

Evropë

Ponomaryov: Putin personalisht ka urdhëruar aneksimin e Krimesë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:57
Ish-ligjvënësi rus Ilya Ponomaryov

Ish-ligjvënësi rus, Ilya Ponomaryov, ka dëshmuar në një gjykatë në Kiev të Ukrainës, me ç’rast tha se presidenti rus, Vladimir Putin, personalisht ka urdhëruar aneksimin e Krimesë së Ukrainës, në vitin 2014.

Duke folur në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovich, zoti Ponomaryov tha sot se “e dinë me siguri” se Putin ka kërkuar marrjen e Krimesë në Ukrainë.

Atëherë, Viktor Yanukovich, që ishte aleat i Rusisë, fluturoi nga Ukraina në Rusi, për shkak të protestave masive proevropiane, të njohura me emrin Euromaidan ose Maidan.

Sipas Ponomaryovit, shumë zyrtarë rusë ishin kundër aneksimit të Krimeesë në mars të vitit 2014, por Putini i kishte bindur ata që ta mbështesin këtë ide.

“Putin i ka shikuar ngjarjet në Maidan dhe ka kuptuar se personi të cilin ai e mbështeste, po humbte. Rrjedhimisht, ai personalisht ishte dashur të kujdesej për evaakuimin dhe shpëtimin e jetës së tij. Putini këtë situatë e ka parë si tradhti nga komuniteti ndërkombëtar, si ndërhyrje në interesat e tij personale”, tha Ponomaryov.

Ponomaryov, që ishte i vetmi anëar i Dumës Shtetërore ruse që kishe votuar kundër aneksimit të Krimesë, jeton në kryeqytetiin Kiev në Ukrainë, prej vitit 2015.

Prokurorët në Ukrainë kërkojnë burgim të përjetshëm për Yanukovichin, i cili është i akuzuar për tradhti, shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, dhe për mbështetje të agresionit rus.

Procesi kundër Yanukovichit mbahet në mungesë të tij.Pas largimit të tij nga Ukraina, Rusia e mori kontrollin ndaj Krimesë dhe e nxiti kundërshtimin e qeverisë qendrore nga pjesa lindore e Ukrainës, ku shpërtheu lufta ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, nga e cila prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 10,300 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat