Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Evropë

Macron: Sulmojmë Sirinë nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron kërcënoi se do të sulmojë Sirinë nëse gjenden prova që tregojnë se qeveria e saj po përdor armë kimike kundër civilëve.

“Do të sulmojmë vendin nga janë nisur apo organizuar sulmet”, deklaroi Macron për reporterët.

Megjithatë, presidenti tha se shërbimet informative franceze deri tani nuk kanë gjetur prova që të jenë përdorur armë të ndaluara kimike. Komentet e tij pasojnë raporte të ndryshme, që flasin për sulme të dyshuara me gaz klorinë në Siri, në fillim të janarit.

“Agjencitë tona nuk kanë vërtetuar ende se janë përdorur armë kimike. Por, nëse provohen, unë do të bëj atë që thashë dhe do të sulmoj. Prioriteti është lufta kundër terroristëve”, deklaroi Macron.

Vitin e shkuar, Macron i tha homologut të tij rus, Vladimir Putin, se përdorimi i armëve kimike në Siri janë “vijë e kuqe” për qeverinë franceze, e për këtë arsye Franca do të reagojë ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat