Gjermania me transport publik falas për uljen e ndotjes

Evropë

Gjermania me transport publik falas për uljen e ndotjes

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 23:47
Ilustrim

Qeveria gjermane parashikon transport publik falas në qytete për të përmirësuar cilësinë e ajrit, një masë e bërë publike sot dhe që synon për t’iu shmangur hetimit nga gjykata evropiane.

“Për shtetet rajonale dhe komunat parashikojmë ofrimin falas të transporteve publike për të ulur numrin e makinave të pasagjerëve në qarkullim”, bënë me dije në shkresë ministrja e Mjedisit, Barbara Hendricks, ai i Transporteve Christian Schmidt dhe i Financave, Peter Altmaier, drejtuar komisionerit evropian përgjegjës për mjedisin, Karmenu Vella.

Kjo masë së bashku me disa të tjera do të testohet në 5 qytete gjermane, Bonn, Essen, Herrenberg, Reutlingen dhe Mannheim. Sipas propozimit të Berlinit masa do të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i vitit.

Ideja e futjes së transportit publik falas ka nxitur gjithsesi një farë rezervash në Gjermani. “Qeveria federale duhet të bëjë publike mënyrën e financimit të këtij projekti”, u shpreh Michael Ebling, kryetar i një federate të shërbimeve publike (VKU).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat