Pamja e mrekullueshme e Preikestolenit norvegjez

Evropë

Pamja e mrekullueshme e Preikestolenit norvegjez

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 23:13
Pamje nga Preikestoleni norvegjez

Nëse keni kursyer dhe dëshironi të udhëtoni drejt Norvegjisë ju rekomandojmë një vend shumë të veçantë, natyror dhe të mrekullueshëm, Preikestolen. Bëhet fjalë për një platformë që duket sikur del nga një faqe shkëmbore dhe që i varet humnerës në lartësinë 604 metra. Kjo lloj pamjeje në formë kubike dhe me një dysheme të sheshtë lejon të mblidhen shumë turistë dhe ka përmasa 25×25 dhe të lejon të shohësh panorama imponuese të fjordit të Lyse-s, në Rogaland në pjesën juglindore të vendit si dhe malet që e rrethojnë. Për të shkuar aty duhet të marrësh si referencë qytetin e Stavangerit që ka aeroport, megjithëse një mënyrë më emocionuese do të ishte të mbërrinit me kryqëzor. Një mundësi tjetër është ta përshkruanit më këmbë duke ecur disa orë deri në Preikestolen, nëse llogaritet edhe kthimi dhe pushimi mbi tarracën e mrekullueshme për të shijuar peisazhin e për të bërë foto koha e plotë që do t’ju duhet është rreth 4 orë. Mundësi tjetër është edhe trageti në Stavanger deri në fshatin Oanes, nga ku nisen autobusë deri në fillim të ngjitjes (Preikestolhytta, pikë ku gjenden restorante, dyqane dhe shërbime të tjera) Që prej andej duhet të ngjisni 400 metra. Pasi të keni mbërritur, duhet të bëni kujdes të mos afroheni shumë afër buzëve.

Pavarësisht numrit të njerëzve që e vizitojnë çdo vit, autoritetet nuk kanë marrë vendim për të instaluar rrjeta mbrojtëse sepse do të prishte bukurinë natyrore të vendit dhe për më tepër aksidentet janë shumë të pakta. Ky vend është quajtur që prej kohësh “Hyvlatonna” që do të thotë dhëmb i sheshtë, por në fillim të shek XX kur filloi të shndrrohej në një vend turistik ia ndryshuan emrin me atë aktual që do të thotë tribunë. Formimi i kësaj platforme ka ndodhur në epokën e akullnajave, 100 000 vjet më parë nga veprimi i akullit. Uji ngriu në të çarat e malit dhe theu blloqe cepash që më pas u tërhoqën nga akulli. Përgjatë dyshemesë së kësaj platforme vihet re një e çarë e thellë që herët a vonë do të shkëputet. Vendi është i sigurt dhe studimet gjeologjike kanë treguar se nuk pritet një shkëputje për shumë vite, ose siç thotë një legjendë norvegjeze deri kur 5 vëllezër të martohen me 5 motra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat