Kurdët rrëzojnë dronin e Erdoganit mbi të cilin kishte hedhur firmën

Evropë

Kurdët rrëzojnë dronin e Erdoganit mbi të cilin kishte hedhur firmën

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 22:07
Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte hedhur firmën e tij mbi trupin e një droni Bajraktar TB2 para se ky dron të nisej për në Afrin.

Militantët nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd kanë qëlluar një dron turk pa pilot mbi rajonin veriperëndimor të Afrinit në Siri, ndërsa qeveria e Ankarasë po vazhdon ofensivën e saj ndërkufitare kundër forcave kurde të mbështetura nga SHBA.

Duke u bazuar në një deklaratë të forcave kurde siriane, njoftoi se këto forca të hënën në mbrëmje kishin goditur dhe rrëzuar një dron me rreze të gjatë veprimi të tipit Bajraktar TB2, i cili ishte në një mision zbulimi mbi fshatin Kodeh të rajonit Afrin. Kjo ngjarje ndodhi disa ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte hedhur firmën e tij mbi trupin e një droni Bajraktar TB2 para se ky dron të nisej për në Afrin.

Ushtria turke tha të hënën se një total prej 1,369 terroristësh ishin vrarë që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit”, në Afrin të Sirisë më 20 janar. Ushtria turke shtoi se sulmet ajrore turke kanë shkatërruar gjithashtu 15 baza dhe depo të armëve të militantëve kurdë në Afrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat