Ukrainë: Mbështetësit thonë se Saakashvili është arrestuar

Evropë

Ukrainë: Mbështetësit thonë se Saakashvili është arrestuar

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 18:12
Mikheil Saakashvili

Ndihmësit e politikanit opozitar në Ukrainë, Mikheil Saakashvili, thonë se ai është arrestuar në kryeqytetin Kiev.

Bashkëpunëtori i tij, David Sakvarelidze, ka shkruar në rrjetin Facebook se Saakashvili ishte arrestuar në një restorant gjeorgjian, afër selisë së partisë së tij, Forcat e Reja, në Kiev.

Në një postim në faqen e Saakashvilit në Facebook, thuhet se ai është arrestuar nga persona të paidentifikuar me maska.

Sakvarelidze u ka bërë thirrje mbështetësve që të tubohen afër restorantit në mbështetje të Saakashvilit.

Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk e ka arrestuar Saakashvilin.

Këto zhvillime janë bërë një javë pasi një gjykatë e ka refuzuar kërkesën e Mikheil Saakashvilit, ish-president i Gjerogjisë, për mbrojtje kundër dëbimit të mundshëm nga Ukraina.

Mbështetësit e Saakashvilit kanë shprehur shqetësim se ky vendim i ka shtuar gjasët se ai do të dorëzohet në Gjeorgji, ku është i kërkuar, ose do të dëbohet në ndonjë vend tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat