Kryeministri turk thumbon Greqinë, ja çka thotë

Evropë

Kryeministri turk thumbon Greqinë, ja çka thotë

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 17:19
Binali Y?ld?r?m

“Është gabim i madh që vende të tjera t’ia caktojnë emrin atij vendi. Edhe krahas të gjitha këtyre, dëshira jonë më e madhe është që zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë të gjendet duke biseduar, duke u takuar dhe me lehtësi”, theksoi Yildirim

Kryeministri turk tha se me delegacionin nga Maqedonia kanë diskutuar gjerësisht në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar se kanë rënë dakord për aktivizimin e potencialeve të reja dhe forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat.

Yildirim nënvizoi se vëllimi tregtar aktual mes Turqisë dhe Maqedonisë nuk reflekton potencialin e dy shteteve, duke thënë se gjatë takimit po ashtu janë dakorduar për rritjen e vëllimit tregtar së shpejti.

Ai tha se ndihen të gëzuar që investimet turke në Maqedoni kanë arritur në 1,3 miliardë dollarë dhe theksoi se interesi i investitorëve turq është duke u rritur. Në lidhje me këtë, Yidirim tha se homologu Zaev e ka informuar gjerësisht për aktivitetet që do të hapin rrugën për ardhjen e investitorëve turq.

Gjatë takimit, siç njoftoi kryeministri turk, është diskutuar në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe lufta kundër terrorizmit dhe rritja e bashkëpunimit në Ballkan me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të rajonit.

“Ne falënderuam Maqedoninë për mbështetjen që ia dhanë vendit tonë gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik. Ne riafirmuam edhe një herë kërkesën tonë për përfundimin e aktiviteteve në Maqedoni të organizatës terroriste FETO, e cila është përgjegjëse për tentativën për grusht shteti”, tha Yildirim.

Yildirim rikujtoi se gjatë një takimi me kryeministrin Zaev më 21 dhjetor në Maqedoni, në të cilin kishte qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri turk Hakan Çavuioilu, ishte shprehur se “Armiku i Turqisë, është edhe armiku ynë”. Yildirim tha se me këtë deklaratë, Zaev ka shfaqur qëndrim të qartë dhe se i vlerësojnë aktivitetet e ndërmarra në këtë drejtim.

Kryeministri i Turqisë më tej tha se i japin rëndësi integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike, duke rikujtuar se Turqia njeh Maqedoninë me emrin kushtetues dhe është e para që ka emëruar ambasador në këtë vend.

“Edhe më tutje do të vazhdojë mbështetja jonë për integrimin e saj në NATO. Në të njëjtën kohë, mbështesin anëtarësimin e saj në BE. Megjithëse nuk jemi vend anëtar i BE-së, shpresoj që Maqedoninë të mos e lënë të presin sa ne”, tha Yildirim.

Duke folur për mosmarrëveshjen rreth emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë, kryeministri turk tha se një vend duhet të vendos vetë se cili do të jetë emri i tij.

“Është gabim i madh që vende të tjera t’ia caktojnë emrin atij vendi. Edhe krahas të gjitha këtyre, dëshira jonë më e madhe është që zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë të gjendet duke biseduar, duke u takuar dhe me lehtësi”, theksoi kryeministri i Turqisë, Binali YIldirIm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat