Kitaroviq dhe Vuqiq: Nuk kemi folur për të kaluarën

Evropë

Kitaroviq dhe Vuqiq: Nuk kemi folur për të kaluarën

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 14:09
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka shkuar në Kroaci për një vizitë zyrtare ku është pritur nga presidentja e këtij vendi Kolinda Grabar Kitaroviq.

Takimi ka filluar me një ceremoni shtetërore ku janë intonuar himnet e dy vendeve.

Një detaj i rëndësishëm është vërejtur se në dorën e palltos së Kolinda Grabar Kitaroviq shkruan  fjala ‘trimëri’.

Pas ceremonisë sipas protokollit para ndërtesës së Presidencës Grabar Kitaroviq dhe Vuçiq kanë hyrë në një takim pas së cilit iu kanë drejtuar mediave.

Pas takimit të dy presidentët kanë thënë se nuk kanë folur për të kaluarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat