Cipras kërkon komision hetimor për përfshirjen e 10 politikanëve në skandalin “Novartis”

Evropë

Cipras kërkon komision hetimor për përfshirjen e 10 politikanëve në skandalin “Novartis”

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 12:12
Aleksis Cipras

Kryeministri grek, Aleksis Cipras do të propozojë ngritjen e një komisioni hetimor paraprak në parlament për të shqyrtuar përfshirjen e mundshme të 10 politikanëve në skandalin “Novartis”, të akuzuar për korrupsion, gjatë një takimi të grupit parlamentar  SYRIZA , njoftoi  zëdhënës i qeverisë, Dhimitris Tzanakopoulos.

Gjatë takimit të planifikuar në orën 11:00 në parlament, kryeministri Cipras pritet të theksojë ecurinë pozitive të ekonomisë greke, suksesin e marrëveshjes 7-vjeçare të detyrimeve, dhe të paraqesë objektivat kryesore të qeverisë.

Sipas burimeve, Cipras pritet të theksojë nevojën për asistimin e të gjithëve për të hedhur dritë mbi çështjen e politikanëve të përfshirë në korrupsion.

Ndërsa, kryetari i parlamentit,  Nikos Vucis ka deklaruar se komiteti parlamentar do të ngrihet pas datës 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat