Sfidat e Europës në vitin 2018

Evropë

Sfidat e Europës në vitin 2018

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 07:03
Ilustrim

Bashkimi Europian me 28 vende anëtare përballet me një numër presionesh, si ngadalësimi i rritjes ekonomike, papunësia e lartë, populizmi në rritje, vala e imigrantëve, kërcënimi i terrorizmit dhe rigjallërimi i Rusisë. Në kushtet kur ajo përballet me këto vështirësi, forma që do të marrë BE-ja në të ardhmen po vihet në pikëpyetje.

Formuluesit e politikave dhe analistët shpesh e krahasojnë projektin e integrimit europian me një biçikletë, e cila duhet të vazhdojë të ecë përpara për të shmangur rrëzimin. Megjithëse shumë ekspertë thonë se BE-ja do ta vazhdojë rrugëtimin e nisur, të tjerë shqetësohen se biçikleta europiane duket se po lëkundet përherë e më tepër.

Referendumi pro largimit nga blloku në Britani, përpjekjet për të theksuar sovranitetin kombëtar të Polonisë dhe të Hungarisë, paraqitja më e dobët në zgjedhje që nga viti 1945 e bllokut konservator të Kancelares Chancellor Angela Merke në Gjermani dhe vala e madhe e së djathtës ekstreme atje, kanë shtuar frikën se një sovranitet i tepërt kombëtar refuzohet nga Brukseli.

“Jemi duke përjetuar fillimin e fundit të Europës dhe kthimin tek një Europë me shtete-kombe individuale, që paktikojnë sovranitet të fortë, me kufij të mbyllur.”- thotë eksperti për Europën, Charles Kupchan.

Sipas ekspertit Jeffrey Gedmin, koncepti i bashkëpunimit politik dhe ekonomik në themel të BE-së, që u ka ofruar europianëve dekada paqeje dhe mirëqenieje, po ndryshon me shpejtësi:

“Po vijnë shumë gjëra njëherësh: globalizimi, zhvillimi i tekonologjisë, terrorizmi, revanshzimi i Rusisë, pakësimi i angazhimit amerikan.”

Elitat në pushtet po ashtu po shihen si jo kompetente, ose jo të gatshme për të zgjidhur problemet e njerëzve të thjeshtë.

“Mes njerëzve që mendojnë se nuk po jetojnë më ëndërrën e klasës së mesme ka shumë pakënaqësi.”- thotë eksperti Kupchan.

“Këta njerëz duhet t’i trajtojnë shqetësimet e tyre në mënyrë që t’i ruajnë lidhjet me Europën.”

Ndryshimi i madh politik dhe social i BE-së u shtua nga fluksi i kohëve të fundit i një milion imigrantëve dhe azilkërkuesve, shumica e të cilëve myslimanë.

Analisti Gedmin thotë se në mesin e shumë europianëve kjo ka sjellë ndjenjën se ata po bëhen pakicë në vendin e tyre:

“Kjo i ka bërë njerëzit të mendojnë për kombësinë, patriotizmin, identitetin, kohezionin social, sigurinë dhe marrëdhënet me vende të tjera. Dhe tani gjithshka që vjen e prish këtë.”

Europa e pas Luftës së Dytë Botërore po ashtu ka patur mbështetjen e palëkundur amerikane. Por kohët po ndryshojnë edhe në këtë aspekt, thotë Szabo. Çështja e ndarjes së përgjegjësive mes partnerëve translatlantikë është evidentuar mjaft nën adminstratën Trump.

“Edhe pas Presidentit Trump, do të jetë e vështirë të shohim një Amerikë që luan rol konstruktiv sikurse në 50-60 vitet e fundit. Europianët tani e kanë tepër të vështirë, fati i tyre ka mbetur përsëri në duart e tyre,” thotë analisti Szabo.

Shumë analistë janë të një mendimi se Europa do të duhet të mësojë të përballet me stuhinë dhe jo të fshihet prej saj./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat