Zyrtarët rusë: Nuk kemi pasur informata se aeroplani ka pasur probleme teknike

Evropë

Zyrtarët rusë: Nuk kemi pasur informata se aeroplani ka pasur probleme teknike

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 23:09
Vendi ku u rrëzua aeroplani

Hetuesit rusë kanë bërë të ditur se stafi i aeroplanit Antonov AN-148 që është rrëzuar sot në afërsi të Moskës nuk ka lajmëruar se ka probleme teknike para se të ndodhë fatkeqësia, bën të ditur Asociated Press.

“Teknikët që kanë shikuar aeroplanin para fluturimit kanë qenë në të në momentin e fatkeqësisë.

Ata nuk kanë pasur asnjë kundërshtim ndaj kushteve të aeroplanit. Fatkeqësisht, tash nuk mund t’I pyesim”, ka thënë zëvendësprokurori për trafikun të regjionit  Saratov.

Sipas tij, aeroplani për herë të fundit është provuar dje në Penca dhe aso provash bëhen çdo dy ditë.

Zëdhënësja e ekipit hetues Svetlana Petrenko ka thënë se nuk ka pasur raporte për probleme teknike para se të ndodhë fatkeqësia.

Aeroplani i kompanisë “Saratov Airlines” me 65 udhëtarë dhe 6 anëtarë të stafit të aeroplanit është rrëzuar disa minuta pas fluturimit nga aeroporti Domodedov. Nga kjo fatkeqësi nuk ka asnjë të mbijetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat