Një raport zbulon përmasat e ngacmimeve seksuale në Westminster

Evropë

Një raport zbulon përmasat e ngacmimeve seksuale në Westminster

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:21
Westminster

Një në pesë persona që punojnë në Parlamentin britanik kanë qenë viktimë e ngacmimit seksual apo sjelljeve të papërshtatshme gjatë 12 muajve të fundit, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Përveç kësaj, 39 % e personave të pyetur flasin për një përvojë të ngacmimit jo sekskual apo intimidimit 12 muaj para sondazhit.

Mes tyre 45 % ishin gra dhe 35 % burra.

Ky sondazh, në të cilin u përgjigjën 1 377 persona që punonin në Parlament, u realizua në kuadër të një grupi pune të ngritur pas zbulimeve për një “kulturë” të ngacmimit seksual në klasën politike.

Skandali u ka kushtuar postet e tyre disa ministrave.

Ministri i Mbrojtjes, Michael Fallon dha dorëheqjen në muajin nëntor pasi u akuzua se i kishte vendosur dorën mbi gju një gazetareje gjatë një darke në vitin 2002.

Ai pranoi se sjellja e tij i kishte kaluar limitet.

Zëvendëskryeministri, Damian Green, një bashkëpunëtor i Theresa May është detyruar gjithashtu të japë dorëheqjen në muajin dhjetor.

Ai ka pranuar se kishte gënjyer për çështjen e imazheve pornografike të zbuluara në kompjuterin e tij.

“Rezultatet kryesore të sondazhit të grupit të punës zbulojnë se intimidimi dhe ngacmimi seksual ose jo, kanë qenë të pranishëm në jetën e shumë personave që punojnë në Parlament ose me Parlamentin”, shkruajnë autorët e raportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat