Merkel vendos bazat për një mandat të katërt qeveritar

Evropë

Merkel vendos bazat për një mandat të katërt qeveritar

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 18:21
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot perspektivën për një qeveri të qëndrueshme me socialdemokratët, një aleancë që i ka kushtuar shumë shtrenjtë, por që i ka hapur rrugën për një mandat të katërt.

Kancelarja konservatore, Angela Merkel ka theksuar se bota dhe Gjermania e prisnin një qeveri të tillë të qëndrueshme, për të nxjerrë ekonominë e parë evropiane nga ngërçi katër mujor.

“Jam e bindur se kjo kontratë koalicioni, është themeli i qeverisë së qëndrueshme, për të cilin vendi ynë ka nevojë dhe që shumë në botë prisnin nga ne”, theksoi Merkel në një konferencë shtypi.

Përballë rezervave të SPD-së për t’u bashkuar sërish me Merkel, kristiandemokratët kanë bërë disa lëshime. Socialdemokratët kanë marrë disa ministri, mes të cilave dhe atë të Financave.

Kjo shënon një shkëputje me trashëgiminë e më ortodoksit, Wolfgang Schauble, konservator dhe titullar në këtë post përgjatë tetë viteve deri në fund të vitit 2017.

Kjo ministri do t’i jepet Olaf Scholz, kryetari i bashkisë së qytetit të dytë të vendit Hambourg dhe figurë e respektuat brenda SPD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat