Schulz propozohet ministri i ri i Jashtëm - Bota Sot
Schulz propozohet ministri i ri i Jashtëm

Evropë

E enjte, 22 shkurt 2018

Schulz propozohet ministri i ri i Jashtëm

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 15:14
Martin Schulz

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD), Martin Schulz, pritet të marrë detyrën e ministrit të Jashtëm, pavarësisht një kundërshtimi më të hershëm nga ana e tij për të pranuar një portofol ministror në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ish-presidenti i Parlamentit Europian, 62 vjeç, Schulz pritet të ndihmojë në kontributin e Gjermanisë në reformën e gjerë të BE-së, kërkuar të presidentit francez,  Emmanuel Macron.

Por, pasi partia e tij pësoi një humbje historike në zgjedhjet kombëtare të shtatorit, fillimisht ai refuzoi të bëhej pjesë e kabinetit të Merkelit dhe të hynte në koalicion me konservatorët e kancelares.

Sondazhet kanë treguar se shumica e gjermanëve kanë qënë kundër Schulzit për të marrë një portofol  në qeverinë e re.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test